Blogroll

Vidhet dyqani i Apple në Paris


Në qendër të Parisit, natën e Vitit të Ri, është vjedhur nje dyqan i Apple-it, ku mallrat e vjedhura, arrijnë vlerën e 1 milion eurove.

Në bazë të kamerave policia ka dhënë informacion vetëm me numrin e personave, që ishin 4 dhe se të gjithë ishin me maska.

Gjithashtu ajo deklaron se muajt e fundit ka patur nje tendencë rritje në vjedhjet e dyqaneve sidomos me telefona dhe kompjutera të llojeve dhe përmasave të ndryshme.

Dyqani i grabitur ndodhej prapa ndërtesës së Operas. Hajdutët hynë tri orë pasi ai ishte mbyllur dhe kanë përfituar pikërisht nga fakti që policët ishin të angazhuar me mbikqyrjen e situatës në “Champs Elysees”, për shkak të festimeve të Vitit të Ri.

Lajmi i grabitjes në paris vjen në nje kohë kur në new yeork, është fajësuar kërkesa për mallra të apple nga bandat e rrugës, për rritjen e kriminalitetit në këtë qytet.  ky vit i ri ishte i bukur por gjerat e keqija ndollin dhe ne festat me te bukura (albanian-games-dg.blogspot.com)
-->

Share/Bookmark